Rreth Nesh

Rreth Nesh

Historiati i Ndërmarrjes

NP “Qendra Multifunksionale”.SH.A. është themeluar në zbatim të Vendimit Nr. 02/06-49668/2 të Kuvendit Komunal të Mitrovicës mbi themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Qendra Multifunksionale” SH.A. të miratuar nga themeluesi më datë 04/06/2015 dhe në përputhje me aprovimin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike të Republikës së Kosovës, të datës 12/01/2018. 

Ndërmarrja ka karakter juridik e cila paraqitet në mënyre të pavarur dhe ka të gjitha autorizimet në marrëdhëniet juridike me personat e tretë. 

Ndërmarrja ka të drejtë të lidhë Kontrata, të kryej punë tjera juridike dhe të ndërmarr veprime në kuadër të aftësive të veta juridike dhe afariste. 

Ndërmarrja në qarkullimin juridik paraqitet në emër dhe llogari të vet, ndërsa për veprimet e veta përgjigjet me tërë pasurinë e vet. 

Themeluese e Ndërmarrjes është Komuna e Mitrovicës, e cila është bartëse e 100% të aksioneve në Ndërmarrje.

Rreth Nesh

Organet e Ndërmarrjes

NP “QENDRA MULTIFUNKSIONALE” Sh.A. ka organet e saja Qeversisëse. 

Qeverisja e Ndërmarrjes realizohet nga Kuvendi dhe Bordi i Drejtorëve. 

Kuvendi është organ vetëqeverisës, në përbërje të të cilit janë anëtarët/aksionarët e Ndërmarrjes. 

Bordi i Drejtorëve emërohet nga Kuvendi në përputhje me dispozitat e këtij Statuti, Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe Ligjit për Ndërmarrjet Publike, dhe është Organi Ekzekutiv i Ndërmarrjes. 

Ndërmarrja ka të drejtë që në kuadër të veprimtarisë së regjistruar të kryej edhe punët e qarkullimit të jashtëm tregtar. 

Kohëzgjatja e ndërmarrjes është e pakufizuar, përveç nëse vendoset ndryshe nga organet drejtuese të saj. 

Nëse kohëzgjatja e Ndërmarrjes ndryshohet, duhet menjëherë të njoftohet Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës dhe të kërkohet publikimi i kohëzgjatjes së re të Ndërmarrjes nga ana e këtij Agjencioni në bazën e të dhënave të tij.

Rreth Nesh

Të dhënat mbi Ndërmarrjen

Të ardhurat kryesore që sigurojnë qëndrueshmërinë financiare të Ndërmarrjes gjenerohen nga Qeraja nën Kontratë e Dhënjes në Shfrytëzim të Qendrës Tregtare, më pastaj edhe nga të hyrat vetanake nga aktiviteteve që realizohen në Ndërmarrje. Qendra Multifunksionale është shoqëri aksionare dhe përgjegjëse për cfarëdo detyrimi të saj me tërë asetet dhe pasurinë e saj. Shoqëria është e regjistruar për kryerjen e veprimtarive në vijim: 

1. Funksionimi i Objekteve Sportive (aktivitet primar) 

2. Aktivitetet tjera të argëtimit dhe rekreacionit 

3. Marrja dhe dhënia me qera (lizing) e artikujve rekreativ dhe sportiv 

4. Arsimi për sporte dhe rekreacion 

5. Aktivitetet e klubeve sportive 

6. Palestra e fitnesit 

7. Aktivitetet tjera sportive 

8. Aktivitetet e parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar 

9. Restoranet dhe aktivitetet shërbyese, lëvizëse të ushqimit.